Artisti i njohur Laert Vasili, në një intervistë ndryshe me Edi Manushin në “E diell”, ka rrëfyer gjithçka nga fëmijëria dhe marrëdhënia me të atin e ndjerë.
Ai tregon se kishte dëshirë të futej në rrugën e futbollit, por babai i tij nuk e lejoji. Madje ai tregon edhe ‘përplasjen’ që patën në vitin 1991, kur Laert Vasili drejtonte mitingun kundër regjimit komunist në Sarandë.
“Nëse do i hyja futbollit, sipas babait do i kisha premisat për t’u bërë rrugaç. Në vitin 1989 kur u aktivizova në teatër, kishin filluar arratisjet nga Saranda në Korfuz. Kështu që e quajti si e keqja më e vogël. Babi ishte idealist deri në fund. Madje kur hodha bustin e Enverit në Sarandë dhe unë kryesoja mitingun.
Përballemi në mes para bibliotekës unë dhe babai, atë natë e kam kaluar në rajon. Në ’91, ika te daja në Delvinë nja tre javë nuk shkova në shtëpi se më akuzoi armik i popullit.
Do doja të kisha folur shumë më tepër me të. Për shumë vite nuk flisnim, përplaseshim. Më ka ngelur pengu që iku pa e bërë gjysh. Në vitet e Athinës filloi të ndihej krenar me arritjet e mia”-tregoi Laert Vasili.