Mediat opozitare në Serbi raportojnë se kërkesa e Kosovës për t’u pranuar në Këshillin e Europës mund të përfshihet në agejndën e Komitetit të Ministrave këtë vitin në takimin që do të mbahet në Luksemburg më 13-14 maj.

“N1” raporton se ndonëse kërkesa nuk ishte përfshirë në agjendë këtë vit, ka një mundësi që ajo të inkuadrohet te përmbajtja e “çështjeve të tjera”, por në varësi të lobimit që do të bëhet.

Kosova aplikoi në maj të viti 2022, në prill 2023 Asambleja Parlamentare e miratoi kërkesën duke i kërkuar Komitetit të Ministrave që të marrë vendim për këtë çështje.