Kryeministri Edi Rama, teksa mbajti fjalën në Forumin Ekonomik Ndërkombëtar, bëri edhe batuta, teksa tha se profesioni i parë i shqiptarëve është mikpritja. Rama tha se mikpritja në vendin tonë ështtë “feja” që bashkon myslimanë e të krishterë.
“Së pari, profesioni i parë që kemi si shqiptarë është mikpritja. Pra nëse nuk do të pyesni mikpritësin, do të ishte pa punë. Mikpritja në Shqipëri ëshë feja që na bashkon myslimanë, të krishtëerë që bashkëjetojnë në harmoni të plotë. Papa Françesku qoftë bekuar kur erdhi këtu tha se kjo nuk është e zakonshme, pore vëkllazëri fetare. Secili ka mënyrën e vet se si e sheh zotin por të gjithë ne kemi bindje që na përbashkon dhe është e vulosur në kanunin tonë të mesjetës ku thuhet se shtëpia e shqiptarit i përket zotit dhe mikut. Duke qënë se zoti nuk shfaqet, miqtë vijnë dhe shfaqen për të. Pra ju jeni të trjatuar si perëndi. Kur troket në derë është vullneti i dorës, dhe kushdo që është aty pas dere, duhet ta presësh brenda qoftë edhe armik;. Kështu që kjo është diçka që e besoj vërtetë që është nder i madh që ju mikpresim këtë forum të gjithë të ftuarit që janë këtu. Dhe do të bëjmë maksimumin që t’ju bëjmë të kthehemi. Diçka e ngjashme erdhën edhe dje. Këta perëndi nga e gjithë Evropa dhe organizuam samitin e KPE që në zanafillë nisi si një ide e Emmanuelit, Unë besoj se duke qenë një ide e vjetër franceze që daton deri te Abati i Shën Pjetrit, që i ofroi botës traktatin e jashtëzakonshëm të paqes së përhershme. Nëse do të uleshe dhe do të thoje se cfarë është diçka e pamendueshme është traktati i Shën Pjetrit fillimi më i mirë. Sesi të garantohet paqja e përhershme. Kur e mbështeta idenë e KPE, shumë vende që nuk ishin në fillim dakord dhe menduan se ishte ajo hileja tipike franceze për të ofruar një djathë tjetër, pa të dhënë atë djathin që kërkon, menduan se në një farë mënyre pas kaq shumë vitesh po dilja si një aset i rekrutuar nga francezët dhe që punoja në emër të presidentit për të sabotuar zgjerimin dhe nxitur idenë e KPE. Ky ishte samiti i 6, dhe gjithçka ndryshoi.”, tha Rama.