Milani është shumë pranë emërimit të një drejtori të ri sportiv dhe sipas raportimeve të fundit nga ‘Gazzetta dello Sport’, emri që kryeson listën është ai i Lee Congerton. Uellsiani 51-vjeçar, me një përvojë të gjerë në futbollin evropian, shihet si zgjedhja kryesore për të marrë drejtimin e sektorit sportiv te kuqezinjtë, në një moment të rëndësishëm rindërtimi pas një sezoni të quajtur ‘të dështuar’ nga vetë CEO-ja Giorgio Furlani.
Megjithëse Igli Tare, ish-drejtues i Lazios ishte i pranishëm në finalen e Kupës së Italisë mes Milanit dhe Bolognas (0-1), duket se kuqezinjtë kanë vendosur të ndjekë një tjetër drejtim.
Congerton ka punuar nga viti 2022 deri në 2024 te Atalanta, ku mbante postin e kreut të Zhvillimit Ndërkombëtar të Zonës Sportive. Gjatë kësaj periudhe, ai ka qenë i lidhur ngushtë me afrimin e emrave si Ademola Lookman.
Karriera e Congerton ka nisur në Angli si trajner i të rinjve te Urexham, Liverpool dhe Chelsea, ku më pas u bë edhe kryeskaut. Ai ka pasur përvoja te Hamburg, Sunderland, Celtic dhe Leicester, duke ndërtuar një profil të konsoliduar si një njohës i thellë i tregut dhe talenteve. Te Hamburg ai afroi Hakan Calhanoglu, teksa e zbuloi te Kalstruhe në Kategorinë e Tretë.
Me këtë përvojë të pasur, Congerton pritet të marrë një rol kyç në projektin e ri të Milanit, paçka se ende asgjë nuk është vendosur.