Nga Lutfi Dervishi

Shqipëria voton.

Kur shifrat nuk janë ashtu si duken/raportohen!

Në çdo zgjedhje flitet për bojkot të votuesve, ndërkohë që e kundërta është e vërtete.

Disa media raportojnë për një pjesëmarrje të ulët në zgjedhjet e sotme, duke lënë të kuptohet se zgjedhësit po bojkotojnë procesin. Por faktet tregojnë krejt të kundërtën:

Në Shqipëri janë regjistruar 3.7 milionë votues, por në vend jetojnë realisht rreth 1.8 milionë votues, duke përjashtuar diasporën që ka votuar për herë të parë këtë vit.

Edhe censusi i fundit nëse i besojmë tregon se këtu jetojnë 2.4 milionë banorë (pra përfshirë segmentin nën 18 vjeç)

Rezultati paraprak i KQZ-se, thotë se kanë votuar 41.37% e të regjistruarve, pra rreth 1,530,690 votues (pa llogaritur votuesit e diaspores).

Kjo përfaqëson rreth 85% të votuesve në vend, një përqindje që konkurron pjesëmarrjen në rajon dhe në BE.

Shifrat në një raportim pa kontekst të gënjejnë.

Minimumi kanë votuar 85%!

Shqiptarët mund t’i akuzosh për çdo gjë, por jo që nuk votojnë.