Fredi Beleri tregoi për “Shqipëria Live” se kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis e priste fitoren e Ramës në zgjedhje.

Ai gjithashtu kritikoi dhe opozitën për këtë humbje të thellë, duke u shprehur se duhet të mbajnë të gjithë përgjegjësi, i pari Berisha.

“Të dielën votojnë PS, të hënën kërkojnë vizë për Europë. Të njëjtët njerëz. Nuk është normale, opozita duhet të bëjë gjithçka. Qoftë dhe dorëheqjen e kryetarit që të sensibilizohet populli. Të ndryshojë situata. Nëse rezultati nuk arrihet, atëherë duhet të mbajnë përgjegjësi të gjithë, i pari kryetari.

Unë jam te komisioni parlamentar BE-Shqipëri. Sa herë që të bëjë komisioni ynë mbledhje , do jem i pranishëm. Nëse do të jetë Rama aty, atëherë fatkeqësisht do e kem përballë. Nuk mund të ankohen për Ramën se vetë e votuan.

Mitsotakis e priste që Rama do fitonte. Ai thotë që neve nuk na duhet kush do jetë. Mitsotakis është dashamirës i Shqipërisë dhe një nga kryeministrat që i dëgjohet zëri në Europë. Shpresoj që të normalizohen marrëdhëniet. Nëse shqiptarët janë të kënaqur me rezultatin, me kandidatë të rinj që shpartallojnë ish-ministrat në zgjedhje, atëherë Mitsotakis është i kënaqur”, u shpreh Beleri./Shqipëria Live