Kreu i Misionit të Vëzhgimit të Zgjedhjeve të ODIHR-it, ambasadori Lamberto Zannier, do të vizitojë disa qendra votimi gjatë ditës së nesërme, teksa do të mbahen edhe zgjedhjet e 11 maj.

Vizita është planifikuar për orën 11:30 në Qendrën e Votimit 1979/00, ZAZ 41, e vendosur në ambientet e shkollës “Dora d’Istria”.

Kjo vizitë vjen në kuadër të monitorimit ndërkombëtar të zgjedhjeve parlamentare të 11 majit, me fokus të veçantë tek teknologjia e përdorur në procesin zgjedhor. Pritet që vizita të shoqërohet me deklarata mbi vlerësimin paraprak të standardeve të procesit.