Për Ethel Caterham, sekreti për një jetë të gjatë është të mos debatosh me askënd, sipas AP.

Caterham, e cila është 115 vjeç, u bë njeriu më i vjetër në botë, sipas Grupit të Kërkimeve të Gerontologjisë, pasi Inah Canabarro, një murgeshë dhe mësuese braziliane, vdiq të mërkurën në moshën 116 vjeçe.

“Duke mos debatuar kurrë me askënd, unë dëgjoj dhe bëj atë që më pëlqen”, tha ajo nga azili i saj në Surrey, në jugperëndim të Londrës, lidhur me sekretin e jetëgjatësisë së saj.

Ajo lindi më 21 gusht 1909, në fshatin Shipton Bellinger në jug të Anglisë, pesë vjet përpara shpërthimit të Luftës së Parë Botërore. Ajo ishte e fëmija e dytë nga tetë vëllezër e motra.

Në vitin 1927, në moshën 18-vjeçare, Caterham nisi një udhëtim në Indi, ku punoi si dado për një familje britanike, dhe qëndroi për tre vjet përpara se të kthehej në Angli.

Ajo u takua me bashkëshortin e saj, Norman, i cili ishte major në ushtrinë britanike, në një darkë në vitin 1931. Ata u vendosën në Hong Kong dhe Gjibraltar.

Ata kishin dy vajza të cilat i rritën në Britaninë e Madhe. Norman vdiq në vitin 1976.

“Titulli i njeriut më të vjetër u mbajt nga francezja Jeanne Calment, e cila jetoi deri në 122 vjet e 164 ditë”, sipas Rekordeve Botërore Guinness. /rtvora/