Artan Lame ka ndërruar jetë në moshën 58-vjeçare në Gjermani, pas një ndëhyrje të vështirë në zemër. Ai humbi jetën pas daljes nga gjendja e komës.
Pasioni i tij i rrallë ishte historia dhe renditet një ndër koleksionistët më të mirë të vendit. Ndarja nga jeta në moshë të re është një humbje e madhe për familjen dhe shoqërinë shqiptare.
I lindur në Tiranë në vitin 1967 dhe me origjinë nga fshati Qytezë i Kolonjës , Artan Lame ka lënë gjurmë të thella si pjesë e shoqërisë civile dhe si funksionar publik, duke kontribuar në zhvillimin dhe ruajtjen e pasurive kulturore të Shqipërisë.
Gjatë karrierës së tij, Artan Lame ka mbajtur pozita të rëndësishme, përfshirë ato si zëvendësministër dhe drejtor i Agjencisë së Kadastrës dhe Legalizimeve.
Lame ka qenë gjithashtu një publicist, opinionist, studiues i historisë shqiptare dhe një veprimtar i angazhuar për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore të vendit.