Nesër në mbarë Shqipërinë do të votohet për parlamentin, dhe si rrjedhojë qeverinë e vendit, për 4 vitet e ardhshme.
Kristaq Kume, ish kryetar i Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, ishte i ftuar këtë të shtunë në Report Tv, ku sqaroi se si zhvillohet procesi i votimit në vend nga A-ja te Zh-ja.

Kume theksoi se Kodi Zgjedhor është shumë i qartë dhe nuk lë hapësira për keqkuptime nga aktorët pjesëmarrës në procesin e votimit.
“Procedurat që duhet të ndiqen ditën e votimit, në të cilat parashikohet çfarë duhet të bëjë administrate zgjedhore, pra komisionet e qendrës së votimit. Çfarë duhet të bëjë zgjedhësi që paraqitet te qendra e votimit për të votuar dhe po ashtu, çfarë duhet të kenë parasysh institucionet e tjera që ligji i ngarkon me detyra në kuadër të ditës së procesit zgjedhor, ditës së votimit, siç janë furcat e rendit dhe të tjera. Janë konfirmuar të gjitha këto në Kodin Zgjedhor në mënyrë të tillë që për mendimin tim nuk lënë hapësira për t’u keqinterpretuar dhe keqpërdorur pas kësaj. Gjërat janë shkruajtur qartë, thjeshtë dhe në mënyrë shumë të detajuar. Puna e komisionit të qendrës së votimit, më përgatitjen e procesit zgjedhor fillon në orën 06:00, ku ata natyrisht mund të hapin qendrën e votimit pasi kanë administruar materialet që duhet të ndodhen në qendrën e votimit të dërguar nga KZAZ-ja përkatëse me një vendim i cili merret me një shumicë të thjeshtë, nga 7 anëtarë duhen 4 anëtarë. Pra sikur 4 anëtarë të paraqiten në qendrën e votimit, qendra e votimit bëhet funksionale dhe mund të hapet. Pasi hapet qendra e votimit Kodi Zgjedhor ka treguar se si duhet të veprojë zgjedhësi”,- tha Kume.
“Nuk lejohet që në qendra votimi të ketë njerëz të paautorizuar nga ligji dhe njerëzit e autorizuar nga ligji janë anëtarët e komisioneve të qendrës së votimit, vëzhguesit e subjekteve politike ose të kandidatëve, vëzhguesit e pavarur si dhe vëzhguesit ndërkombëtar. Forcat e rendit në asnjë mënyrë nuk duhet të jenë të dukshme as në mjediset rreth qendrës së votimit. Ato mund të paraqiten në qendrën e votimit vetëm nëqoftëse dhe kur i kërkohet për të vendosur rendin në një qendër votimi, e cila mund të ketë probleme të tilla dhe kërkesa bëhet vetëm me vendim të komisionit të qendrës së votimit ose nëpërmjet KZAZ-së. Ndërkohë nuk lejohet as në mjediset rretherrotull qendrës së votimit të cilët me prezencën e tyre mund të intimidojnë zgjedhësit”,- tha Kume.
“Komisionerët në qendrën e votimit duhet të jenë gjatë gjithë kohës në qendrën e votimit për të bërë kuorumin e nevojshëm që ky komision të mund të veprojë. 4 komisionerë duhet të jenë vazhdimisht në qendrën e votimit. Detyra e anëtarëve të komisionit të qendrës së votimit ndahen mes tyre me një vendim që e merr vetë komisioni qëndror. Ndarja e detyrave bëhet që ta bëjë sa më të shpejtë sa më lehtë votimin. Nuk lejohet në asnjë mënyrë që komisionerët të ndihmojnë zgjedhësit për të votuar. Nuk lejohet që ata përdorin teknologjinë e informacionet për të bërë identifikimin biometric të zgjedhësve, tëbëjnë gjë tjetër përveçse këtë detyrë të cilën ua ka ngarkuar ligji”,- tha Kume.
