Pas dorëzimit të të gjitha kutive në KZAZ-të e qarkut Vlorë, ka nisur procesi i numërimit në Delvinë, teksa pritet të nisë edhe në qendrat e tjera.

Del ehde rezultati i parë në kutinë e qendrës 4614 në Delvinë, ku PS ka fituar me 103 vota, kundrejt 47 të PD, teksa Nisma Shqipëria Bëhet ka marrë 16 dhe Koalicioni Euroatlantik 1 votë dhe PSD me 4 vota.

Është njoftuar se pas pak do të nis numërimi i kutive për ZAZ-të e Bashkisë Vlorë.

Ndërkohë që mësohet se ka përfunduar edhe procesi i dorëzimit të materiale në Bashkitë Sarandë Delvinë, Konispol dhe Finiq. Kurse në Delvinë ka nisur procesi i numërimit.