SHQIPËRI- Në Parkun Olimpik në Tiranë vijon procesi i numërimit të votave të Diasporës.

Nga të dhënat e fundit të përditësuara, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve konfirmon se se janë numëruar 121985 zarfe nga 194889 në total.

Partia Socialiste vijon të dominojë bindshëm me 65327 ose 54.07% të votave, përkundrejt Partisë Demokratike dhe koalicionit Aleanca për Shqipërinë Madhështore, e cila ka siguruar deri tani 34093 vota ose 28.22%.

Rezultati sipas KQZ:

Në vend të tretë renditet koalicioni Nisma Shqipëria Bëhet me 10078vota ose 8.32%. Aktualisht vijon të numërohet edhe vota preferenciale për kandidatët, të cilët garuan në lista të hapura në 12 qarqet e vendit.

Pa përfshirë votën e Diasporës, partitë politike kanë siguruar këto mandate në Kuvend: Partia Socialiste 83 mandate, Partia Demokratike-ASHM 50 mandate, Partia Socialdemokrate 3 mandate, Partia Mundësia 2 mandate, Koalicioni Nisma Shqipëria Bëhet 1 mandat dhe Lëvizja Bashkë 1 mandat.

ABC News sjell numrin e deputetëve në 12 qarqe

SHKODER – 11 MANDATE
PS: 4
PD: 5
PSD: 2

KUKES – 3 MANDATE
PS: 1
PD: 2

LEZHE – 7 MANDATE
PS: 3
PD: 4

DIBER – 5 MANDATE
PS: 3
PD: 2

DURRES – 14 MANDATE
PS: 8
PD: 6

TIRANE – 37 MANDATE
PS: 19
PD: 13
MUNDESIA: 2
PSD: 1
NISMA-SHB: 1
BASHKE: 1

FIER – 16 MANDATE
PS: 12
PD: 4

ELBASAN – 14 MANDATE
PS: 10
PD: 4

BERAT – 7 MANDATE
PS: 5
PD: 2

KORÇË – 10 MANDATE
PS: 6
PD: 4

VLORË – 12 MANDATE
PS: 9
PD: 3

GJIROKASTER – 4 MANDATE
PS: 3
PD: 1I