Në 12 qarqet e vendit vijon procesi i numërimit të votave për zgjedhjet e 11 majit. Sipas rezultateve të bëra publike nga KQZ, deri më tani, janë numëruar 1732 qendra votimi, nga 5225. PS ka marrë në rang vendi 240114 vota ose 552.54%, kundrejt 157236 votave të PD-ASHM, 34.40 %.

PSD ka marrë 18236 vota, ose 3.99 %, Koalicioni Nisma Bëhet 15560 vota, ose 3.40 % dhe Partia Mundësia, 11806 vota ose 22.58 %. Ky rezultat është deri në orën 10:00.
Rezultatet në rang kombëtar në numër votash dhe përqindje:

Partia Socialiste deri tani dominon në 10 qarqe të vendit, me përjashtim të Shkodrës dhe Kukësit. Sipas projeksioneve të deritanishme, Partia Socialiste ka siguruar 83 mandate, Partia Demokratike 51 mandate, PSD 3 mandate, Nisma Shqipëria Bëhet 1 mandat dhe Mundësia 1 mandat.