Në qarkun e Tiranës janë numëruar 457 qendra votimi nga 1282 gjithsej nga ku rezulton se Partia Socialiste kryeson me 19 mandate. PS-ja ka rreth 21 mijë vota më shumë se Partia Demokratike dhe koalicioni i saj duke i lënë këta të fundit me 13 mandate në Tiranë.
Në kutitë e fundit të numëruara, partia Mundësia e Agron Shehajt ka arritur që ti marrë mandatin demokratëve, duke shkuar në dy mandate. Megjithatë, lufta mes Shehajt dhe ish partisë së tij, duket se do të vijojë deri në kutinë e fundit pasi PD-së i duhen vetëm 105 vota për ta rimarrë atë mandat. Ndërkohë që në Parlament futet edhe Lëvizja Bashkë e Arlind Qorit, PSD-ja dhe koalicioni i Adriatik Lapajt.