Më 24 maj hapet për qarkullimin e automjeteve tuneli i Llogarasë. Zëvendëskryeministrja dhe njëherësh ministrja e Infrastrukturës dhe Energjetikës, Belinda Balluku në videomesazhin e publikuar në Facebook, u shpreh se deri më 15 shtator do të jetë pa pagesë. Ndërsa sqaroi se do të ndalohet kalimi vetëm për mjetet e tonazhit të rëndë.
Tuneli i Llogarasë, vepra që shkurton distancën drejt bregdetit të jugut dhe që i shërben sezonit turistik.

“Duke nisur nga nesër, 24 maj, hapet për qarkullimin e automjeteve tuneli i Llogarasë . Vepra që shkurton distancën drejt bregdetit të jugut dhe që i shërben sezonit turistik. Pa pagesë deri më 15 shtator. Ndalohet kalimi vetëm për mjetet e tonazhit të rëndë”, shkruan Balluku në Facebook.