Nga Ylli Manjani

Po mo po, Sali Berisha duhet ti jetë mirnjohës Flojera Davidhit, gjykatëses së GJKKO që me guxim të jashtëzakonshëm i dha lirinë për të kryer aktivitetin politik.
Ishte vendimi i zonjës Davidhi ai që e nxori të pandehurin Berisha nga arresti i shtëpisë. Nuk e nxori as Lacivita, e as lobbistët e amerikës.
E nxori gjyqtarja e seancës paraprake. E pra sipas standardit të sotëm të drejtësisë penale, asnjë i pandehur tjetër që ka aq akuza sa Berisha nuk lirohet nga masat e sigurisë.
Asnjë!
As dhëndërrin e Tij, i cili për hir të së vërtetës e mbajnë nën arrest shtëpie dhe nën akuzë kot fare, nuk përfitoi dot nga trajtimi që iu bë Berishës.
Të kuptohemi nuk po sugjeroj që akuzat ndaj Berishës janë të drejta e të provuara. Mbetem i bindur që dosja ” klubi partizani” është sajesë e çmendur dhe krejt e pakuptimtë.
Por për aq kohë sa të pandeurit janë nën ato akuza, masat e sigurisë janë bashkshoqëruese. Kështu trajtohen të gjithë të tjerët.
Ndaj them që Berisha duhet ta vlerësojë, pse jo me mirnjohje njerëzore dhe politike atë gjyqtare sepse ka bërë atë që nuk e bëjnë sot për të tjerët.
Pa atë vendim Berisha do ishte edhe sot në ballkon e në shtëpi duke parë fushatën, partinë e Lacivitën me dylbi.
Mendoj se minjohja është baza e çdo marrëdhënie të drejtë.