Bashkëshorti i kandidates së PD, Elda Hoti, Ladi Ndoja është arrestuar pasi u kap duke bërë vetëgjyqësi në Rrëshen. Ai ndaloi makinën e drejtorit të Arsimit në Mirditë Renuar Kola, me pretendimin se po blinte vota.
Por në fakt, policia zyrtarit nuk ia k gjetur asnjë send të jashtëligjshëm, ndërkohë që në makinën e Ndojës dhe mbështetësit të PD janë gjetur lista me emra zgjedhësish. Kjo shihet qartë edhe në këtë video që ka publikuar Policia, ndërsa Ndoja ka qenë edhe i dehur në timon.