Gjykata është tërhequr për vendim, ku do të vendoset nëse ish kryeministri Sali Berisha dhe katër të pandehurit e tjerë, do shkojnë në gjyq për dosjen “Partizani”
Më herët, mbërri në ambientet e SPAK, Sali Berisha.

Kjo çështje ka rreth 7 muaj ku avokatë të Berishës kanë kërkuar shtyrjen.
Mbetet për tu parë vendimarrja e gjykatës nëse do të kërkojë kalimin për gjykim. Ligji e parashikon që seanca paraprake të zgjas 30 ditë, por nuk parashikon ndonjë sanksion për zvarritjen e tij.

Berisha është marrë i pandehur bashkë me dhëndërin e tij Jamarbër Malltezi për akuzat e korrupsionit e pastrimit të parave për aferën e kompleksit Partizani.