Presidenti amerikan Donald Trump bëri me dije sot një ndryshim të rëndësishëm në administratën e tij, duke njoftuar se Mike Waltz do të marrë postin e ambasadorit të Shteteve të Bashkuara në Kombet e Bashkuara. Ai do të largohet nga pozita e mëparshme si këshilltar për sigurinë kombëtare.
Në të njëjtën kohë, Trump bëri me dije se Sekretari i Shtetit, Marco Rubio, do të marrë gjithashtu rolin e këshilltarit për sigurinë kombëtare, duke mbajtur njëkohësisht edhe postin e tij aktual në krye të Departamentit të Shtetit.

“Mike Waltz ka dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm në mbrojtje të interesave të vendit tonë. Jam i bindur se ai do të tregojë të njëjtën përkushtim edhe në detyrën e tij të re. Ndërkohë, Marco Rubio do të marrë përsipër edhe detyrën e këshilltarit për sigurinë kombëtare, duke vazhduar udhëheqjen e tij të vendosur në Departamentin e Shtetit,” u shpreh Trump përmes një postimi në platformën Truth Social.