Kandidati për deputet nga Koalicion Euroatlantik në Qarkun e Tiranës, Pëllumb Seferi, zhvilloi sot një takim me banorët e rrugës “5 Maj” në Tiranë, ku dëgjoi nga afër shqetësimet dhe pritshmëritë e tyre për të ardhmen.

“Jam këtu për t’ju dëgjuar, sepse zëri juaj duhet të jetë pjesë e politikës që bën ndryshim. Ky qytet dhe këta njerëz meritojnë më shumë,” u shpreh Seferi gjatë bashkëbisedimit.

I njohur për lidhjen e tij të fortë me komunitetin dhe angazhimin konservator, Seferi theksoi se prioriteti i tij është të përfaqësojë ndershmërisht dhe me përkushtim çdo qytetar në Kuvend.