VLORË- Ka përfunduar procesi i numërimit të votave në Vlorë, në kuadër të zgjedhjeve parlamentare të 11 majit.
Partia Socialiste është fituesja absolute me 8 mandate, krahasuar me Partinë Demokratike, e cila ka marrë 4 mandate. Socialistët në Vlorë udhëheqin me 58.73 për qind.