Vepra më lart e titulluar “Alma”, është portreti i një vajze e realizuar në vitin 1994 nga artisti Llambi Blido, e cila ruhet në Galerinë Kombëtare të Arteve në Tiranë.

Llambi Blido u lind në Strum të Roskovecit, ku vazhdoi studimet studimet në Fakultetin e Grafikës të Akademisë së Arteve “Rjepin” në Leningrad (Shën Petërburg). Me përkeqësimin e marrëdhënieve midis dy vendeve kthehet në Tiranë dhe përfundon studimet në Institutin e Lartë të Arteve Figurative, në degën e pikturës me pedagogë Vilson Kilicën dhe Danish Jukniun.

Në vitin 1998, së bashku me Vilson Kilicën, Kujtim Buzën, Agim Zajmin e më vonë me Sali Shijakun, artistë të shquar, themeluan ekspozitën e përvitshme kombëtare të pikturës, të quajtur “nëntori”, e cila u hap në Muzeun Historik Kombëtar.

Dikur emrin e tij e gjeje në ilustrimet e revistave të kohës për fëmijë, “Yllkat”, “Fatosi”, “Pionieri”, në ilustrimet e dhjetëra librave të shtëpive botuese “Naim Frashëri” dhe “8 nëntori”, në ekspozita me pikturat e tij të veçanta në Galerinë e Arteve apo edhe jashtë Shqipërisë, më shumë në Gjermani; në artikujt kritikë si një estet arti në gazetat “Zëri i Rinisë”, “Drita”, “nëntori” si dhe shumë veprimtari të tjera të kohës

Por tani atë e ndesh më rrallë në jetën artistike të kryeqytetit dhe kjo për një arsye shëndetsore, ka dhjetë vjet që ai nuk shikon më.

Dhjet vjet që ai e ka ngadalësuar, por jo ndalur punën krijuese. Vetëm në vitet 2010-2011 ka bërë 84 punime në pikturë të linjës së tij abstrakte, të cilat, nën kujdesin e miqve të tij, ai i ekspozoi këto ditë në galerinë “Didart”. Veç kësaj Llambi me mënyrën e vetë ka kohë që shkruan kujtime për miqtë e tij të artit si Kasem Trebeshinën, Lekë Tasin, Fatmir Haxhiun, Viktor Halimin, Dragush Çabejn etj. /liberale/