“Po shihja që pllakat janë zëvendësuar me beton. Nuk jemi ne këta…”/ Rama në Kavajë: Inat na kanë, por hakun të na japin se qytetin e nxorëm nga plehrat

Edi Rama: Kur Pandi më kërkoi për të folur për fushatën, më tha më vjen mirë që jam në Kavajë dhe në Rrogozhinë, por të të pyes pse? Ky bulevard nuk ekzistonte kur morëm detyrën, ky qytet ekzistonte por nuk ishte ky i sotmi. Këtë e dëshmojnë qytetarët. Kushdo që na ka inat, nuk ka se si mos na japë hakun, që Kavajën e nxorëm nga plehrat e harresës por dhe përçmimi jo nga ne që nuk na kishte votuar kurrë por nga ata që i kishte dhënë mbështetje pa kushte gati cerek shekulli.

Sot nuk ka një vend në Kavajë, një ndryshim që e bën këtë qytet shumë më tërheqës e mesdhetar, evropian si ky territor që nuk ka vulën e mbështetjes time dhe PS për Kavajën.