Nga Fitim Zekthi/
Me kujtohet, kur pas vitit 2000 ne PD u afruan disa njerez te mençur dhe te afte ne profesionet e tyre, njerez qe mendonin dhe artikulonin si opozitare te qarte, si demokrate te vendosur.
Atëhere pati dhe nje shkrim i poetit te njohur Bardhyl Londo.
Londo thoshte se e shoh me shume optimizem luften tone si PD edhe per shkak te faktit qe ne te gjenden sot disa njerez te pakorruptuar dhe nder me te aftet e fushave te tyre.
Ai permendte Ilir Rusmalin, sekretar i ceshtjeve kushtetuese ne PD.
Rusmali po bente nje nje pune te mrekullueshme dhe kishte vleresimin dhe respektin e te gjitheve ne PD, qe nga militantet e thjeshte e deri tek drejtuesit e larte dhe kryetari Berisha.
Vete Bardhyl Londo ishte nje prej figurave te respektuara, njeri i ardhur ne PD si anetar kryesie pas tmerrit te 1997-es.
Rusmali ndryshoi ne menyre radikale gjithe artikulimin e PD mbi ligjin, te drejten, kushtetuten dhe e beri gjuhen e PD te dominonte mbi qeverine dhe gjuhen e saj.
Ai fitoi si deputet ne gare mazhoritare ne zonen e Korçes, u be zv.kryeminister i qeverise se PD.
Sot shpallet armik.
Ai eshte po ai qe ishte konstitucionalist shume serioz dhe i ditur?
Por futja ne rrugen e kerkimit te armiqve nuk pyet cfare je.