Nga Amarildo Pregapuca/
Më rrenqethi ajo video e LaCivitës.

Duhet të rrënqethi, çdo njeri me dinjitet, shqiptar ose jo, që jeton dhe punon brenda territorit të kësaj Shqipërie.
Mu kujtua koha, kur për Shqipërinë flisnin vetëm me përçmim, vetëm me tallje dhe vetëm me gjuhën e një grope njerëzore..
Sa herë përmendej emri i saj, banorët e saj dhe politikanët e saj..në çdo kënd të botës.
Nuk ka shumë që gjuha ndryshoi..
Çdo personalitet, gazete, çdo i huaj apo kanal televiziv, çdo shorts apo video ku flitej për Shqipërinë apo shqiptarët, kishte diçka të bukur, njerëzore, një arritje, një falenderim apo një habi, se si ishim kaq ndryshe nga çfarë kishin dëgjuar..
Dhe kjo më bënte krenar..dhe bënte krenar çdo shqiptar, jashtë dhe brenda vendit..
Por krenaria dhe fjala e mirë, në gjuhën e kombeve dhe politikës është dhe para, zhvillim, është dhe investim..
E kisha harruar këtë ndjesi të shëmtuar, ku ndjehesh i përbuzur si komb..deri sa pashë atë video..
Siç shumë kanë harruar se sa “Sali” ish kjo nënë atdhe, në çdo cep e pëllëmbë të saj.
Nga sheshet, tek shkollat, tek spitalet e ndërtimet..tek qytetet e qytezat..
Sikur ta kish kafshuar dreqi i mallkuar..
Dhe u desh një investim i PD-së tek një “LaCivitë”..që të ndjehemi të poshtëruar..
U poshtërua dhe LaCivita..i doli boja.
Kam patur një mik shumë të mirë në FB..
Kishte humor, kishte krenari, kishte atë finesen e të jetuarit në Itali..dhe të një djali që e përçmonte të shëmtuarën..
Dhe atë e pagoi Sala dhe e dhjeu..e grisi..
E ktheu në një mi, që kërkon cepa të Shqipërisë, që ta bëjë dhe ai pis këtë vend..
E kam prap në FB..
Se di çfarë halli ka patur..por e ka paguar shumë shtrenjtë..
Me veten e tij, që s’do arrijë ta blejë dot më..
Shqiptarë, jemi të bukur, ju betohem për çfarë kam më të shtrenjtë..
Por po na poshtëron dreqi. /Tema/