Prokuroria italiane ka zbuluar detaje lidhur me figurën e Elvis Doçi, i njohur edhe me nofkën “Visi i Pojës”, për të cilin ka një urdhër-arresti si pjesë e një grupi të strukturuar në trafikun e drogës. Sipas dosjes së siguruar nga ZËRI, Doçi ka një dënim të gjatë për krime të lidhura me drogën. Edhe pse aktiviteti hetimor ka dokumentuar vetëm një episod të përfshirjes së tij, gjithmonë duke marrë për bazë të bisedave të shkëmbyera “SkyECC”. Duket se Doçi bashkëpunon me Adi Çobën, por më shumë informacione lidhur me figurën e Doçit janë mbledhur nga bashkëpunëtori i drejtësisë, Nuredin Dumani.

“Deklaratat e bashkëpunëtorit të drejtësisë shqiptare Dumani Nuredin kanë lejuar të përcaktohet kalibri kriminal dhe konteksti më i gjerë në të cilin ai (Visi i Pojës) vepron,”-shkruhet në dosje. Po ashtu, edhe përgjimet, tregojnë lidhur me rëndësinë e Pojës, i cili përshkruhet si një nga trafikantët kryesorë të drogës që vepronin në Shqipëri, e po ashtu një eksponent kryesor i një grupi të organizuar kriminal të fuqishëm.

Këto komente i kanë bërë Erigels Presi dhe Zenit Shtraza, gjatë një prej takimeve që u zhvilluan në Bari midis të dyve. Ata thonë: Të gjithë e dinë që ADI po punon me Visin e Pojës, ata janë djem të jashtëzakonshëm. Ata nuk janë për veprim, harrojeni, ata kanë kapital.

Këtu hyn “në lojë” edhe Dumani, i cili e tregon Visin e Pojës si një eksponent të lartë në kontekstin kriminal, duke i bashkangjiur edhe xhaxhanë e tij, Xhevdet Troplinin, i cili njihet ndryshe si “Poja”.

“Visin e Pojës mund ta identifikoj shumë mirë. Visi është një negociator shumë i mirë për trafikun e heroinës. Pastaj në vitin 2013 ai la heroinën dhe filloi kokainën. Të gjithë e quajnë Visi di Poja. Poja është Xhevdet Troplini,”-tha Dumani.

Për këtë të fundit, Dumani tha se Poja ka një grup brutal, ndër më të fuqishmit që vepronin në Shqipëri, i cili ka qenë dominues në trafikun ndërkombëtar të drogës dhe armëve për disa vite, dhe që po ashtu janë në gjendje të veprojnë edhe jashtë vendit fale lidhjeve të forta që kanë në Itali dhe Gjermani, por edhe kontakteve në Amerikën e Jugut.

“Hyri në tregti në një mënyrë të fortë, të fuqishme që nga viti 2010. Tani ata kontrollojnë të gjithë Durrësin. Në Gjermani, Hamburg, ata kanë pushtuar thuajse të gjithë qytetin. Flas këtu për trafikun e kokainës! Ndërsa në Itali kishte mundësinë ta sillte drogën në zonën e Kalabrisë. Ajo vinte nga Kolumbia”.

Këto janë elementë që në thelb tregojnë përkushtimin e qëndrueshëm të të dyshuarit mbi kryerjen e aktiviteteve të paligjshme që lidhen me trafikun ndërkombëtar të drogës, për të cilin ai mban kontakte të qëndrueshme me grupe të tjera kriminale, përfshirë atë të udhëhequr nga Adi Çoba. Doçi ka gjithashtu precedentë të mëparshëm lidhur me substancat narkotike që në vitin 2008. Ndërsa në Padova ishte dënuar në që vitin 2003 me 3 vite burg për blerje dhe shitje të substancave narkotike.

Më 17 maj të këtij viti, u mësua se Doçi po kërkohej nga SPAK. Doçi administron një kompani ndërtimi me adresë në Rrashbull të Durrësit me emrin “Cara na”, një bar-kafe me emrin “Port Side” në Durrës, të cilën e ka në bashkëpronësi me një tjetër person të identifikuar si Bukurije Doçi, një bar kafe në Fushë Krujë, dhe bar “Vintage” me adresë në Sukth në bashkëpronësi me një person të quajtur Edmir Bakalli. Bledin Doçi ka në pronësi një kafe me emrin “Port Side Beach”, me vendodhje pranë Currilave në Durrës, në zonën e plazhit.

Doç ka qenë subjekt i OFL-së, ndërsa emri i tij është lakuar edhe pse jo zyrtarisht, për disa ngjarje të rënda kriminale./