Në qarkun e Fierit janë numëruar deri më tani 150 qendra votimi nga 588 në total. Sipas rezultateve zyrtare të përditësuara nga KQZ, PS ka marrë 24.532 vota ose 63.26%. PD ose Aleanca për Shqipërinë Madhështore deri më tani ka marrë 9.813 vota ose 25.30%.
1.619 vota ose 4.17% kanë shkuar për Koalicionin Mundësia, kurse për nismën Partinë Mundësia 1.004 vota ose 2.59%. PSD deri më tani në qarkun e Fierit ka marrë 551 vota ose 1.42%.

Të përkthyera në mandate PS ka marrë deri më tani 12 mandate, kurse PD-ASHM ka marrë 4 mandate. Qarku i Fierit ka gjithsej 16 mandate.