Nga Ylli Pata
Edi Rama, përpra zgjedhjeve solli një historic të Sali Berishës në të gjitha votimet ku ai kishte humbur. Të cilat jo vetëm nuk i njohu, por edhe bojkotoi institucionet apo edhe nisi stina e përlasjes civile. Këtë herë, çuditërisht, Sali Berisha po sillet mirë, po flet me me qetësi duke folur për pritje të vertifikimit, mbylljes së procesit etj etj. Po pse Berisha po silet kaq qetë, dhe nuk po rikthen retorikën e egër e të dhunshme?
Për isa arsye: e para sepse është frustruar nga parathënia e Edi Ramës në “novelën” e re të zgjedhjeve të 11 majit, e siç dihet, kur kur kundërshtari thotë një gjë, ai që është përballë kërkon në rrugë të ndryshme, e madje të kundërt.
Arsyeja e dytë është se Sali Berisha i ka provuar dhe konsumuar rrugët dhe qëndrimet radikale ndër vite sa është bërë bajat. Arsyeja e tretë, nuk i ka më kushtet për ta bërë këtë, ngaqë është i pandehur nga SPAK dhe më 19 maj vendoset për të hapur procesin e dosjes Partizani.
Dhe kjo ndodh në një kohë kur ai ka paguar me firmën e Flamur Nokës 6 milionë dollarë për ta zbutur apo qetësuar statusin e tij të sanksionuar nga qeveria amerikane.
Pasi, sot është fiks koha kur nga një disfatë e tillë, të fuishmit t’i japin të shtyrën e fortë për ta rrrëzuar në greminë. Doktori po mundohet me të gjitha mënyrat për ta shmangur greminën, duke qëndruar sa më larg rrugëve të rrezikshëm. Ndaj pozicionet ekstreme ja ka lënë të tjerëve…/TEMA