Kryeministri Edi Rama dhe presidenti francez, Emanuel Macron në mbarim të Samitit të Komunitetit Politik të Europës, kanë zhvilluar në mbrëmje edhe një vizitë te Piramida e Tiranës, ku morën edhe në inaugurimin e shkollës franceze të kodimit “Ecole 42”.

“Për ti dhënë dritën jeshile “Ecole 42”, shkollës prestigjioze franceze të kodimit, e pranishme në 31 shtete, e tashmë edhe në Shqipëri, si një strukturë e dedikuar drejt botës së teknologjisë”, shkroi kreu i qeverisë në llogarinë e tij në Facebook.
Kryeministri e shoqëroi presidentin francez në ambientet e brendshme dhe në hapësirën e shkollës franceze.