Kryesocialisti Edi Rama është i bindur se kontrata lobuese e PD, është një histori e errët e pazbardhur ende.
“S’kishim parë gjë akoma, thamë për Lulin me 7 herë 7 bëjnë 42, por tani del bufi e thotë jo, 7 herë 7 bëjnë 6 milionë! Dhe na thotë se do i paguajnë patriotët, na kanë dalë ca patriotë që do i paguajnë për PD-në, se na janë mërzit për gjendjen e saj e do e ndihmojnë! Dhe kjo duket se është një dardhë që e ka bishtin shumë të gjatë, e që do dali më vonë!” I rikthyer në Dibër, pas stuhisë në gotë që shkaktoi vetë me përdorimin e termit, cyrykët, Rama thotë se ka reflektuar.

“Nuk po them fjalë këtu se më thanë se janë mërzitur burrat për atë fjalë. Nuk kanë pse mërziten… Kur thuhej në sondazhe se Shqipëria është në rrugën e duhur dhe shifrat dukeshin të pabesueshme, e këta thoshin si ka mundësi.”
Megjithatë, kryesocialisti, nuk heq dorë nga dobësia që ka për gjininë tjetër.
“Unë kërkoj votën e grave. Se gratë e kapin këtë punë. Se diku këtu afër kam luajt unë domino, a luajnë gratë domino? Skam gjë kundër dominosë unë, por smund të luajmë domino me fatin e Shqipërisë. “
Sondazhet flasin në favor të Partisë Socialiste. Por Rama thote se me shume se sondazheve, i beson popullit.
“Sondazhisti është njeri serioz. Tani këta të banaqeve. Njëri thoshte “populli është i sëmurë”, tjetri “është i çmendur”, njëri ia kthente “populli i blerë, i ka blerë Rama”, ose “populli ka frikë e flasin kështu”, e asnjëri nuk e thoshte që shiko se populli mund ta ketë të drejtë, por flasin si në mejhane.”