Kryeministri Edi Rama ishte sot në Lezhë për takimin e radhës elektoral në javën e fundit të fushatës para zgjedhjeve të 11 majit.
Rama ironizoi opozitën dhe Berishën. Kryeministri tha se LaCivita është “zhdukur” dhe magjia që premtoi nuk po funksionon.

Sakaq, parashikoi se si do jetë sjellja e Berishës nga data 11 maj kur do shpalli fitoren deri dy ditë më pas kur do shpalli vjedhjen më madhështore në historinë e Shqipërisë.
“Noizy ka bërë album këngësh, po bufi çka bërë që të japë 6 mln atje në Amerikë që të heqi matrikullimin te veshi. I mori Latifi gjitha to lekë, se do i bënte magji. Latifi nuk dihet nga është. Magjia nuk po funksionon. Bufi ka filluar historinë që po afrohen vjedhjet.
Deri të premten do vazhdojë sa më i tmerruar jam unë, më 11 në darkë do thotë fitorja më madhështore e kënetës. Më 12 paradite do dali një tjetër ky Bahri Falliu jr. Fitorja në kuti numërojini me kujdes. Më 12 në darkë nuk do dali njeri. Më 13 do dali bufi, vjedhja më madhështore në historinë e Shqipërisë.
Pyetja për demokratët është çfarë do bëjnë. Çfarë do bëjnë demokratët e Lezhës? Do vijnë me ne, për të bashkuar forcat në këtë moment historike për Shqipërinë në BE? Apo do shkojnë pas bufit në gropë. Pse ky është një takim me historinë?”, tha Rama.