Dritan Shano ka reaguar në rrjetet sociale lidhur me pritjen që iu bë kryeministres italiane Giorgia Meloni në Tiranë, ku kryeministri Edi Rama u përkul në gjunjë.

Përmes një reagimi në platformën X, Shano e cilëson këtë gjest si një veprim që duhet të ishte bërë shumë më herët nga çdo kryeministër shqiptar.

Ai shton se ky është interpretimi më korrekt i marrëdhënies mes Italisë dhe Shqipërisë, jo vetëm në planin bilateral, por në të gjitha dimensionet – “gjeografik, politik, ekonomik, social, kulturor, njerëzor”.

‘Vetëm hera e 2?

Çdo Kryeministër Shqiptar do duhet ta kishte bërë këtë më parë, dhe pse jo ta bäjë edhe më pas.

Eshtë interpretimi më korrekt i raportit, jo vetêm bilateral, Itali – Shqipëri në të gjitha dimensionet – gjeografik, politik, ekonomik, social, kuturor, njerëzor”, shkruan Shano.