Korpusi i laboratorëve të referencës pranë Institutit të Shëndetit Publik është një hapësirë moderne prej 2900 m², e cila po ndërtohet me buxhetin e shtetit.
Kryeministri Edi Rama ndau në Facebook pamje nga ky kantier. Kreu i qeverisë u shpreh se puna po vijon me ritme të larta për trefishimin e kapaciteteve laboratorike.
Rama tha se “ky projekt strategjik do të rrisë ndjeshëm nivelin e biosigurisë sipas standardeve të BE-së, duke mundësuar: testim të shpejtë dhe të saktë; teknologji të avancuar laboratorike; siguri maksimale për specialistët; kërkim shkencor dhe inovacion”.
Reagimi:
Në kantierin e korpusit modern të laboratorëve të referencës në ISHP vijon me ritëm puna për trefishimin e kapaciteteve laboratorike. Ky projekt strategjik do të rrisë ndjeshëm nivelin e biosigurisë sipas standardeve të BE-së, duke mundësuar:
Testim të shpejtë dhe të saktë;
Teknologji të avancuar laboratorike;
Siguri maksimale për specialistët;
Kërkim shkencor dhe inovacion.
Një tjetër hap për sigurinë shëndetësore kombëtare dhe mbrojtjen e shëndetit publik