Ka përfunduar numërimi i votave në burgun 302 në Tiranë. Personat që vuajnë dënimin te ‘Mine Peza’ kanë votuar Partinë Socialiste me 111 vota. Partia Demokratike ka marrë vetëm 34 votave.

Partia Socialiste është zgjedhur edhe nga të dënuarit në burgun e Fierit, Durrësit, Burrelit dhe atë të grave në burgun e Pojskës në Pogradec. Ende nuk ka një rezultat nga burgu ‘313’ në Tiranë.

Deri tani janë numëruar 4977 kuti, nga 5225 në total. Sipas rezultateve Partia Socialiste ka siguruar fitoren me 82 mandate, ku deri tani ka marrë 690268 vota. Në vendin e dytë renditet Partia Demokratike, e cila ka marrë 454 774 vota me 52 mandate. Partia Social Demokrate ka siguruar 3 mandate me 3.4% të votave.