Roland Bejko ka komentuar konferencën e kreut të PD, Sali Berisha në seli.
Bejko tha në studion e ABC News se Berishës nuk i intereson tensioni, ndaj edhe vuri theksin te pjesëmarrja e votuesve.
Bejko shtoi se plani B i Berishës është që nuk do njohë zgjedhjet.
“Dora e La Civita ishte ajo që e shtyu Berishën të dilte në konferencë, ishte përtej habitatit normal të tij.
Cdo lideri në pikun e fushatës duhet të nxisë votuesit të marrin pjesë në votime dhe sic thamë opozitës i intereson pjesëmarrja, jo tensionet.
Strategjia kjo ishte, pjesëmarrja e lartë si fazë e parë, numërimi i drejtë dhe në fund në bazë të rezultatit do të mbajë edhe qëndrimin politik si plan B pas zgjedhjeve.
Plani B i Berishës është që nuk do njohë zgjedhjet. Dalja tani ishte gjëja më e mirë. PD nuk i intereson tensioni, kushdo shkel rregullat duhet të mbajë përgjegjësi.” u shpreh ai.