Gazetari sportiv Tami Kona, për herë të parrë rrëfeu në Dritare TV jetën e tij personale. I ftuar në emisionin Dekalog nga Roland Qafoku, zoti Kona tregoi se është djali i aktorit të madh shqiptar Koço Qendro, por është birësuar nga tezja e tij në Tiranë.
“Unë jam Tami Kona nga Senica. Kam lindur në Tiranë. Të tërë që më njohin me mbiemrin Kona sigurisht më njohin me mbiemrin që tezja ime në Tiranë më ka adoptuar që në 66-ën pasi të gjithë e dinë që babai im është aktori Koço Qendro, aktori i teatrit Andon Zako Çajupi të Korçës.
Mamaja ime biologjike nuk jeton më, ndërsa babai është në moshën 98 vjeçe. Unë linda në Tiranë nga mamaja, por më adoptoi tezja. Tezja nuk kishte fëmijë dhe më adoptoi mua. Kam dy vëllezër dhe dy motra biologjikë.