Jemi në Fier të nesërmen e 28 Majit 1996.
Në Tirane opozita ishte rrahur egërsisht në mes të sheshit Skënderbej.
Ne kishim njoftuar një protestë në oborrin e Selisë se PS. Aty ku ajo ndodhet edhe sot.
Me duket orari që caktuam ishte 16.00.
Erdhën fare pak njerëz. Rreth 25 apo 30 vetë. Jo më shumë. Ky fakt më mërziti shumë. Por dhuna kishte bërë të veten.
Në 26 Maj Fieri, si e gjithë Shqipëria, u mposht nga grushti elektoral i përgjakur i shtetit. Dhjetëra komisionere u tërhoqën zvarrë e u rrahën, dikë e rrëmbyen dhe e çuan me përdhunë 18 km larg, në breg të Semanit. Qindra fletë votimi për PS te zona ku kandidoja unë u gjetën gjysmë të djegura në kazanet e plehrave. Dikush nuk kish pritur të digjeshin deri në fund.
Pamjet e dhunës së 28 Majit ishin tmerruese.
Më në fund pranova të zbrisja poshtë e tu flisja atyre pak njerëzve. Mora megafonin dhe te dera e selisë fillova të flas për ato dite dhune shtetërore të përgjakur dhe grushtin e shtetit, i cili vullnetin e popullit në kutitë e votimit e dogji për ta zëvendësuar me votat e përgatitura nga duart kriminale të regjimit Berisha.
Papritur, ndërsa nuk kishin kaluar as 5 minuta, mbërrin para hyrjes së oborrit të vogël të selisë një furgon policie. Prej mjetit zbresin vrullshëm efektivët brenda tij dhe vërsulen mbi njerëzit e paktë në oborr.
Sulem i pari ti mbroj nga sulmi kafshëror. Mbaj mend një shkop gome që më goditi në kokë. Por vazhdova tu bërtas efektivevë të largoheshin nga oborri ynë. Përplasja vazhdoi për rreth 10 minuta dhe policet të detyruar nga rezistenca e burrave dhe grave trime u zmbrapsen drejt furgonit. Njëri prej tyre nxori kallashnikovin dhe qëlloi mbi kokat tona. Plumbat lanë shenjë në murin e jashtëm të ndërtesës. Dhe furgoni largohet. Krismat ishin dëgjuar deri larg. Pas një çerek ore filloi rrethimi i selisë me forca të shumta policore.
Ishte një situatë e tensionuar e krijuar vetëm nga një aksion i çmendur i policisë politike se Sali Berishës. Menjëherë nga brenda selisë morëm masa të mbronim atë dhe njerëzit nga epshi mizor i pakontrollueshëm i asaj force policore. Në shkallet e brendshme të godinës u vendosen disa tavolina të gjata e të mëdha. Disa djem si Kastriot Shateri morën edhe arkat me shishet bosh të aranxhatave që dispononte lokali i hapur në katin e dytë në krah të zyrave tona.
Policet filluan mësymjen brenda godinës, por tavolinat dhe përdorimi i shisheve i pengonte te mbërrinin sipër për të rrëmbyer njerëzit e ngujuar. Ndërkohë qindra qytetare u mblodhën përtej kordonit policor.
Nga dritarja i bëja thirrje shefit të SHIR-it të largoheshin policët dhe të lejoheshin njerëzit e ngujuar të shkonin në shtëpitë e tyre dhe policia le te merrej vetëm me mua. Përgjigja ishte veçse rrugacerore dhe kërcënuese.
Kaluan disa ore ne një situate tensioni të papërshkrueshëm. Kisha frike se të gjithë ata që ishin n2 seli do ndaloheshin dhe do rriheshin ne qelitë e policisë.
Në një moment u dëgjua uturima e një helikopteri që mbërriti në qytet. Për shkak të jehonës se dhunës së një dite më parë në Tiranë, Berisha dërgoi në Fier Arben Prenjasin. Mesa duket Prenjasi urdhëroi largimin e policisë nga rrethimi.
Brenda gjysmë oreje rrugët rreth selisë u liruan dhe ajo dite e çmendurisë berishiane u mbyll.
Por mbeti si një ditë që nuk harrohet.
Berisha po përgatiste ’97-ën./Marrë nga profili në Facebook