SHQIPËRI- Katër turistë të huaj, dy gjermanë dhe dy spanjollë rrezikuan të mbyteshin pasi mbetën të izoluar në Gjirin e Gramës.

Por i menjëhershëm ka qenë reagimi i Forcës Detare, e cila u ka ardhur në ndihmë turistëve duke i shoqëruar drejt begut.

Ministria e Mbrojtjes:

Forca Detare në veprim – Shpëtohen katër turistë të huaj në Gjirin e Gramës

Sot, në orën 07:55, pasi morën sinjal për praninë e katër turistëve të izoluar në Gjirin e Gramës, Forca Detare reagoi me shpejtësi. Anija patrulluese P-133 u nis menjëherë drejt vendngjarjes për të ofruar ndihmën e nevojshme.

Rreth orës 09:30, anija vendosi kontakt vizual me turistët dhe nisi operacioni i shpëtimit përmes gomones. Në orën 09:45, mjeti lundrues u akostua në breg, ku u identifikuan katër shtetas të huaj – dy gjermanë dhe dy francezë, një mashkull dhe tre femra.

Pasi u sigurua gjendja e tyre shëndetësore, që ishte e qëndrueshme, ata u transportuan në bord dhe u pritën me kujdes e përkujdesje nga efektivët tanë. U ofruan ushqime dhe pije gjatë lundrimit drejt ishullit të Sazanit, ku do të vijojnë të marrin mbështetjen e mëtejshme të nevojshme.

🤝 Ky është një tjetër shembull i përkushtimit dhe gatishmërisë së Forcës Detare për të qenë gjithmonë aty ku ka nevojë për ndihmë.

🇦🇱 Në det, në çdo kohë – për njerëzit, për jetën.