Territori Shqipëtar do të mbetet nën mbizotërimin e masave ajrore të qëndrueshme duke sjellë, mot të kthjellët dhe temperatura të larta ku vlera më të larta do të shënohen në zonat Qëndrore dhe Jugore të vendit.
Përsa i përket kushteve atmosferike, kthjellimet do të jenë prezente deri pasdite kur priten grumbullim i vranësirave në skajin Verior duke rrezikuar rrebeshe të izoluara shiu.
Parashikohet që orët e vona të mbrëmjes të përmirësojnë sërish dukshëm kushtet atmosferike në të gjithë territorin.
Temperaturat e ajrit do të pësojnë rriten në të dy vlerat ekstremale ditore duke u luhatur nga 9°C vlera më e ulët në qytetin e Pukës deri në 30°C vlera më e lartë e cila pritet në qarqet; Elbasan dhe Berat.
Era do të fryjë e lehtë në toke dhe mesatare në det duke arritur shpejtësinë maksimale deri në 40 km/h nga drejtimi Veriperëndimor; për pasoje në brigjet detare do të krijohet dallgëzim 3 ballë.