Sot Tirana ishte kryelajmi europian dhe botëror. Ishin krerët e 42 shtetëve europiane si dhe sekretari i përgjithshëm i NATO-së. Për herë të parë në historinë e marrëdhënieve diplomatike mes Shqipërisë dhe Britanisë së Madhe erdhi edhe kryeministri britanik.

  1. Përveç një shiu që nuk pushonte si në Londër, çdo ishte përfekte dhe kryelajm europian e botëror. Edi Rama, edhe nga natyra artist dhe krijues lajmi, ishte mikpritësi që kreativisht ra në sy.

Samiti ndodhi, ku u tha çdo gjë, që natyrisht pa miratimin e SHBA, asgjë nuk mund të ndodhë, porse Shqipëria u rrit disa pikë me shumë në arenën europiane, edhe si një reklamë turistike.

Në Samit u tha dhe u përcoll live urimi i krerëve të shtetëve të BE dhe i atyre jo anëtare, që Edi Rama ka fituar zgjedhjet. E uruan kryeministrat britanik, gjerman, spanjoll, italian, presidenti francez, etj, etj.

Ata janë edhe BE, edhe OSBE!

Ndaj çdo retorikë vendase opozitare për të thënë të kundërtën, rrëzohet.