Një këngë e re i është dedikuar PD-së dhe Sali Berishës, pas humbjes dërrmuese të opozitës në zgjedhjet e 11 majit.
Me vargje që i përplasin në fytyrë realitetin, kënga i kujton Berishës momentet më të errëta të karrierës: nga Gërdeci te 21 Janari, nga premtimet për ndriçim te errësira politike, duke rrëzuar kështu dhe çdo përpjekje të PD-së për të justifikuar humbjen në zgjedhje me trillime për manipulim.
“Shkatërruat Shqipërinë, s’ta harrojmë gjithë jetën i pabesë
I ngjite majat me flamur në dorë e shite idealin o njeri mizor
Premtove ndriçim, solle errësirë
Tradhtove lirinë, u ngatërrua drejtësia
Por ja ku vjen dita, zbardhet historia,” – thuhet ndër të tjera në vargje.