Kandidati i Koalicionit “Euroatlantik” në qarkun e Tiranës, Pëllumb Seferi vijon takimet me qytetarët për fushatën zgjedhore të 11 Majit.
Nëpërmjet një video-je në llogarinë e tij të facebook Seferi është shprehur para qytetarëve se: Do vazhdoj të kërkoj mbështetjen e kujtdo për ndryshimin që i duhet Shqipërisë më 11 Maj. Por, padyshim, njerëzit me të cilët kam ndarë përditshmërinë, kam bashkëudhëtuar në vitet e jetës sime si qytetar dhe si i angazhuar në politikë, janë zemra e gjithë mbështetjes që vijoj të marr për t’i përfaqësuar në Kuvend!
Voto për një qytet që meriton më shumë!.
