Partia Demokratike ka siguruar deri tani 14 mandate në qarkun e Tiranës. Edhe pse me 70 mijë vota, tashmë që më shumë se 50% e kutive janë të hapura, trendi duket se është i qartë. Në këto kushte, rrezikohet mandati i Ilir Metës. Kjo për shkak se nga 14 mandate gjithsej, 12 emra të përzgjedhur në Kuvendin e Shqipërisë do të jenë të listave të mbyllura, ndërsa 2 të tjerë do të zgjidhen nga lista e hapur.

Duke iu referuar të dhënave që janë të publikuara në faqen zyrtare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, këto vende do të zihen nga Ilir Alimehmeti dhe Jorida Tabaku. Alimehmeti ka arritur të grumbullojë 1115 vota, ndërsa Tabaku ka siguruar 996 të tilla, përkundrejt vetëm 340 që ka marrë presidenti i Partisë së Lirisë.

1. Ilir Alimehmeti 1115
2. Jorida Tabaku 996
3. Myslim Murrizi 761
4. Asllan Dogjani 671
5. Loranca Hoxha 633
6. Petrit Gjorgji 431
7. Ilir Metaj 340

Nga numërimi i deritanishëm, projeksioni i ndarjes së mandateve në këtë qark është: PS, 19 mandate; PD 13 mandate, Mundësia 2 mandate, Shqipëria bëhet 1 mandat, Lëvizja Bashkë 1 mandat dhe PSD 1 mandat. Nëse ky trend vijon dhe partitë e reja do të mund të sigurojnë mandate në Tiranë. Nëse kjo ndodh, shanset që Meta të bëhet deputet sa vijnë dhe zvogëlohen…