Në Qarkun e Shkodrës, PS ka marrë 4 mandate dhe arrin që të nxjerrë deputetë vetëm kandidatët e listës së sigurt, Marjana Koceku, Onid Bejleri, Xhenis Çela, Bujar Rexha. Asnjë kandidat nuk futet nga lista e hapur nën siglën e PS.
PD-ASHM ka mbetur me 5 mandate dhe kështu fut në Kuvend vetëm një deputet nga lista e hapur, që rezulton ish-kryebashkiaku Bardh Spahia me 8413 vota. Dy mandate në Shkodër i ka marrë PSD.

Deputet e PS në qarkun Shkodër
Marjana Koceku (lista e mbyllur)
Onid Bejleri (lista e mbyllur)
Xhenis Çela (lista e mbyllur)
Bujar Rexha (lista e mbyllur)
Deputet e PD ASHM në qarkun Shkodër
Luciano Boci (lista e mbyllur)
Kliti Hoti (lista e mbyllur)
Greta Bardeli (lista e mbyllur)
Ramadan Likaj (lista e mbyllur)
Bardh Spahia 8413 vota (lista e hapur)