Një i burgosur shqiptar raportohet se ka marrë peng për disa çaste rojet e burgut famëkeq grek të Koridhallos.

Sipas televizionit grek ALPHA, shqiptari arriti të mbante dy roje, t’u merrte çelësat, radiot dhe telefonat, dhe filloi të lëvizte nga një krah në tjetrin për të arritur në Repartin C, ku po kërkonte bashkëkombësin e tij me qëllim vrasjen e tij.

Siç raportohet nga autoritetet, kjo është me shumë mundësi një porosi për vrasje me pagesë brenda burgut që nuk u ekzekutua për shkak të ndërhyrjes së autoriteteve të burgut.

Emrat e personave të përfshirë në këtë ngjarje nuk bëhen të ditur.