Sot bëhen dy vjet nga protestat e popullatës lokale serbe kundër kryetarëve shqiptarë të komunave veriore të Kosovës, të cilat u shndërruan në përleshje të dhunshme.
Protestuesit janë përleshur me trupat e misionit paqeruajtës të NATO-s në Kosovë, KFOR.
Në maj të vitit 2023 ata po protestonin kundër hyrjes së kryetarëve shqiptarë në ndërtesat e komunave në veri – Mitrovicë të Veriut, Zvecan, Leposaviq dhe Zubin Potok.
Kjo kishte ndodhur pasi serbët atje i kishin bojkotuar zgjedhjet lokale nga të cilat kishin dalë kryetarët shqiptarë.
Thirrjet për bojkot ishin bërë nga Lista Serbe – partia më e madhe e serbëve të Kosovës e cila mbështet nga Beogradi.
Më shumë se 90 pjesëtarë të misionit të NATO-s në Kosovë u plagosën.
Për këto sulme ndaj ushtarëve të KFOR-it ka pasur reagime nga institucionet vendore, NATO dhe nga bashkësia ndërkombëtare.
Në Kosovë, janë arrestuar disa persona për “pjesëmarrje në protesta të dhunshme” dhe sulme ndaj pjesëtarëve të KFOR-it.
Ndërkohë në Serbi, ende nuk dihet nëse po hetohet rasti i sulmit ndaj pjesëtarëve të KFOR-it.