Barcelona dhe Real Madrid luajnë sot në orën 16:15 “El Clasicon” mes tyre, sfidë e vlefshme për raundin e 35-të në La Liga. Dy skuadrat do të përballen në një duel që mund të vendosë fatin e titullit kampion, me Barçën që ndodhet në vendin e parë me katër pikë më shumë se Real Madridi ndjekës.

Të dyja skuadrat kanë lëndime të mëdha dhe mungesat do të vërehen në formacion. Te Barcelona do të mungojnë Pablo Torre, Jules Kounde dhe Marc Bernal, derisa Alejandro Balde dhe Robert Lewandowski janë rikthyer, por nuk pritet ta nisin ndeshjen nga minuta e parë.

Te Reali mungesa të mëdha do të jenë mbrojtësit Dani Carvajal, Eder Militao, Alaba, Rudiger, Mendy si dhe mesfushori Camavinga.