Juristi Kreshnik Spahiu, teksa ka komentuar zgjedhjet e 11 majit, tha se me humbjen e PD në këto zgjedhje Berisha duhej që të largohej nga drejtimi i PD, pasi këtë parashikon edhe Kushtetuta.

Në një lidhje skype në emisionin ‘Frontline’ në Report Tv, ai tha se nëse kryeministri Rama shpall zgjedhje të parakohshme, Berisha do refuzoj që të hyj në zgjedhje sepse do të humb më thellë se më 11 maj.

‘Teorikisht Berisha dhe opozita kanë të drejtë për kontenstimin që i bëjnë zgjedhjeve të 11 majit. Sepse zgjedhjet nuk janë në standardin që të konsiderohen të lira dhe të fshehta. Berisha të hap njëherë kutitë e veta të primareve, sepse ata grisën procesverbalin dhe vendosën lista ata që donin.

Kushtetuta thotë ai që është në opozitë dhe humbet zgjedhjet parlamentare duhet që të largohet nga partia dhe me çfarë të drejte ti kërkon që të respektojë kundërshtari politikë kur ti nuk respekton veten. Në sytë e ndërkombëtarëve kjo është një ndeshje e fituar 7 me 2 dhe askush s’ka pretendimin se rezultati ka qenë fitore për PD. Edhe vet Berisha nuk thotë PD ka fituar zgjedhjet.

Sikur të thotë Rama do të shkojmë në zgjedhje i pari që do ta kundërshtojë është Berisha, sepse ai e di që nuk fiton. Kemi një problem tjetër që ne nuk kemi asnjë garanci se si do të shkojmë në zgjedhjet e vitit 2029. Disavantazhi që ka sot opozita është edhe mosha biologjike e Berishën, sepse e bënë të pamundur që ta drejtosh opozitën drejt fitores’, tha ai.