Avokati Idajet Beqiri ka komentuar vendimin e SPAK për të marrë të pandehur Ilir Metën, duke theksuar se janë tre akuza kryesore, të ndërtuara në bazë të kallëzimeve penale të mbushura me prova dhe dokumente të detajuara.

“Po janë tre akuza faktikisht që janë të kopsitura mirë nga ana SPAK, janë ndërtuar mbi bazën e tre kallëzimeve penale. Një kallëzim, shkruaj disa faqe dhe e dërgon në SPAK. Këto nuk kanë qenë thjesht kallëzime, po kanë qenë të mbushura edhe me prova, me fakte, me prova me dokumente, gjëra që kanë qenë dhe i ofronin SPAK-ut dëshmitar okular që dyshimin e arsyeshëm ta bënte provë.” tha Beqiri për Report TV.

Avokati vijoi duke shpjeguar përfshirjen e Metës në aferën CEZ-DIA, duke e cilësuar atë si një skemë kriminale që përfshinte dhe bashkëpunëtorë të tjerë, si dhe përfshirjen e personave të rëndësishëm të politikës. Beqiri, ndër të tjera, ka thënë se i pandehur duhet të merret dhe Shkëlzen Berisha.

“Ne ta shikojmë qartë që në aferën CEZ-DIA-s del i implikuar rëndë Ilir Meta. Dalin të implikuar disa bashkëpunëtor të tij, por faktikisht dalin të implikuar edhe më drejtë njerëzit dhe ata që janë të ligjit, janë të befasuar në fakt dhe për mos të thënë që janë të zhgënjyer nga SPAK që nuk kanë marrë të pandehur dhe Shkëlzen Berisha, i cili tek afera e CEZ-DIA në 6.2 mln euro që janë marrë nga ai Kalaj, ato kanë shkuar te Shkëlzen Berisha. Edhe ato shkuan thjesht dhe vetëm sepse CEZ-i kur ia mori KESH-it energjitikën e vendit tonë ata kërkuan që Shkëlzen Berisha dhe njerëz të tjerë afër Shkëlzen Berishës dhe njerëz të tjerë afër Ilir Metës ata të ulnin çmimin e energjisë elektrike.” vijoi Beqiri.

Beqiri shtoi se kjo aferë nuk ishte vetëm një privatizim i dyshimtë, por përmbante elementë të qartë korrupsioni.

“Aty përveç privatizimit kriminal që iu bë KESH-it, ata përfituan rreth 500 e ca milionë euro, po plus dhe nga çmimi i energjisë elektrike që e bëri me VKM ish-kryeministri Sali Berisha, me ndërmjetësimin e djalit të tij, me atë sekses që mori goxha të ardhura, edhe ata e bënë korrupsionin me këtë aferë.”-tha, ndër të tjera, avokati.

Në lidhje me rolin direkt të Ilir Metës dhe strukturën e krijuar në aferën DIA, avokati Beqiri tha se Meta e bëri personalisht me Ismailin, si një shok i ngushtë i tij.

“Kurse Ilir Meta vazhdoi me të tjerat, me të tjerat e Ilir Metës ka pasur të bëjë me DIA-n. DIA do të bënte mbledhjen e borxheve që kishte KESH-i, por që do t’i ngarkoheshin CEZ-it edhe duke grumbulluar borxhet këta do të merrnin gjysmën e borxheve që do grumbulloheshin. Në fakt këta nuk morën gjysmën e borxhit, por në fakt këta morën rreth 100 milionë euro dhe faktikisht nuk grumbulluan asnjë borxh. Edhe të gjitha pastaj jo vetëm i përvetësoi Kastriot Ismailaj por i ndau bashkë me Ilir Metën. E para DIA ishte shpikja e Metës.” -tha Beqiri.

Avokati përmendi edhe pjesën e përfshirjes së mikut të ngushtë të Metës në këtë aferë të dyshimtë.

“Duhej krijuar një shoqëri që gjoja po merrej me mbledhjen e borxheve dhe Meta gjeti mikun e tij më të ngushtë dhe e futi në këtë aferë dhe të dy së bashku ndan pjesën-” tha Beqiri.

Në fund, Beqiri thekson se në fjalët dhe veprimet e Metës dhe avokatit të tij, ka një pranim të faktit të kryerjes së krimit.

“Po të shikosh artikulimin e Metës dhe të avokatit, ata e pranojnë krimin. Pra ka krim, por firmën e kanë hedhur të tjerët,”- përfundoi ai.