Nga Marko Caka, Nju Jork
Tani pas zgjedhjeve kam të drejtën të flas për fitoren e socialistëve me lider Edi Ramën dhe për humbjen e opozitës, se mësa duket më shumë ëndërronte sesa shikonte realitetin. Kur thua e ëndërronte, do të thotë se e kërkonte më shumë se askush pushtetin, por për ta fituar i duhej të mblidhte të gjithë të djathtën, gjë që së bëri kurrë që nga shpërbërja e saj, madje e shkërmoqur në mënyrën më të keqe nga ana e liderit të tyre me fanatikët e tij. E gjithë kjo shkërmoqje e opozitës ka një emërues të përbashkët, ish liderin e tyre shpirtëror por të vdekur politikisht, sado që ithtarët mendojnë se e kanë ringjall, por harrojnë që mëkatet e tij e kanë groposur një herë e përgjithmonë.
Tani ne nuk duhet flasim për socialistët dhe Edi Ramën sepse ata bën detyrën e tyre më së miri, ose thënë troç ata do të fitojnë përherë sa të jetë kjo opozitë e përçarë.
Tani problemi ështe me opozitën, o janë naivë ose nuk bëjnë dot pa liderin e tyre shpirtëror dhe ëndërrojnë se fitorja vjen bashkë me atë.
Kurrë në kurrës e djathta nëse nuk janë të gjithë të bashkuar nuk fiton mbi socialistët, edhe sikur edhe një të largohet, p.sh partia e Shehajt, ata janë të humbur. Pra edhe sikur të djathtët të tërheqin elektoratin gri, përsëri nuk fitojnë pa Shehajn. Çeshtja është kush e bën të bashkuar të djathtën? Atë e bën vetën largimi përgjithmonë i Sali Berishës, që do të thotë kur ai të jetë fshirë edhe nga memorja e fanatikëve të tij. Vetëm atëherë kemi shpresën se e djathta do të riformatohet me një lider të ri e me ide të reja,larg mbeturinave të nomenklaturës. Kush mendonte se e djathta do të fitonte zgjedhjet këtë radhë është më idioti jo vetëm i politikës por i vetë realitetit. Vetëm njëri tek e djathta e partisë së tij e dinte që nuk do të fitonte zgjedhjet ndaj socialistëve. Dhe ky është vetëm Sali Berisha. Ai zgjedhjet e kësaj radhe i përfitoi për të pastruar imazhin e tij tek amerikanët. Për t’ju thënë se vendimi i juaj se unë kam minuar demokracinë është i gabuar ndërkohë që unë gëzoj respekt dhe vlerësim tek populli. Pyetja është tek të cilët shqiptarë Berisha besonte se do ta ringjallnin ose thënë troç do ta hante sapunin për djathë. Vetëm fanatikët e tij që përfituan gjatë qeverisjes së tij si dhe nostalgjikët për një shtet rrumpallë, iformal, pa ligje dhe drejtësi. Këta janë njerëzit e Berishës që e votuan por pa ditur se vota e tyre nuk ishte për të larguar socialistët por për të shpëtuar liderin e tyre shpirtëror nga nga non grata e tij se nga mëkatet e tij nuk e shpëton as vetë Perëndia. Dhe këtë e dinte vetëm Sali Berisha.